Beppe Marotta ka konfirmuar se Arturo Vidal dhe Aleksis Sanchez nuk do të largohen nga Interi.
Për të dy ka pasur shumë fjalë, madje për mesfushorin u përfol për një ofertë nga Inter Miami në SHBA.
Marotta ka folur dhe është i qartë: “Vidal dhe Sanchez qëndrojnë tek Interi. Ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne. Deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare për ta”. / abcnews.al