E ardhmja e Southgate në dyshim, Anglia provon fatin me trajnerë të huaj

schedule10:23 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 10:23 - 13 Dhjetor, 2022

Gareth Southgate mund të mos vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares së Anglisë pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës nga Franca.

E ardhmja e tij është vënë në dyshim, edhe pse vetë trajneri nuk ka qartësuar nëse do të largohet, por mediat angleze raportojnë se ai është i joshur nga oferta e disa klubeve në ligën amerikane të futbollit, MLS.

Sipas Daily Mail, janë dy emra që mund ta zëvendësojnë Southgate në krye të stolit të Anglisë, në rast se ai largohet. Bëhet fjalë për dy trajnerë të huaj, të cilët kanë drejtuar më parë klube në Premier League.

Thomas Tuchel, ish-trajneri i Chelsea dhe Maurizio Pochettino, ish-tekniku i Tottenham, janë dy trajnerët të cilët thuhet se kanë interesim për ta drejtuar Anglinë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!