Sergio Ramos dhe Real Madrid ende nuk e kanë gjetur marrëveshjen për të rinovuar. Në Spanjë sot raportonin se mbrojtësi ka marrë një ultimatum dhe duhet të kthejë përgjigje gjatë këtyre dy ditëve.
Kampionët në fuqi të Spanjës ia kanë bërë ofertën prej kohësh, me 10 për qind ulje të pagës. Ramos nuk ka qenë dakord, por prindërit e tij janë optimistë se do të gjendet gjuha e përbashkët.
José María Ramos dhe Paqui Ramos ishin sot në grumbullimin e Spanjës, pasi mbrojtësi feston 35 vjetorin e lindjes. Babi i Ramos për “Sexta Jugones” shkurtimisht ka deklaruar:
“Ai nuk është aspak nervoz, është i qetë si gjithmonë dhe plotësisht i sigurt se do të vazhdojë. Familja ndikon pak në vendimin e tij, por ka kohë për gjithçka”. /abcnews.al