Pas dy ndeshjes radhazi pa luajtur, Endrick pati sërish mundësinë kundër Barcelona de Guayaquil në fazën e grupeve të Libertadores. Sulmuesi brazilian u aktivizua në minutën e 38-të të pjesës së dytë. Kur gjithçka tregonte se ai sërish nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të shënuar, ai e bëri këtë duke shënuar golin e parë në kompeticion dhe të kartëtin për ekipin e tij.
Pas një goditje dënimi nga Vega, Flaco Lopez godet shtyllën e më pas topi kthehet te Endrick i cili gjendet gjithmonë aty ku duhet.
Lojtari i cili është në pronësi të Real Madrid, bëhet lojtari i pestë më i ri që shënon në kompeticionin më të lartë të Amerikës së Jugut, në moshën 16 vjeç e 322 ditë. Me këtë rekord, Endrick lë pas lojtarë si Neymar, Vinicius, Rodrygo apo Ronaldo Nazario./h.ll/abcnews.al
At 16 years and 322 days, Endrick becomes the youngest player to score a goal in the Copa Libertadores.
— Mikael Madridista (@MikaelMadridsta) June 8, 2023