Milot Rashica dhe Werder Bremen do të ndahen mes tyre, por klubi gjerman nuk heq dorë pa ofertën e duhur. RB Leipzig tentoi ta merrte për 15 milion euro plus tre milion të tjera bonus, por Werder do 25 milion euro.
Sulmuesi anësor dëshiron të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe RB Leipzig e plotëson këtë kusht. Edhe menaxheri i Rashicës, Altin Lala, e shikon si ide interesante këtë lëvizje. Deklarata e tij i shton edhe më tepër fjalët në fakt.
“RB Leipzig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i tyre i lojë përshtaten me Milotin. Është një klub që i bën më të mirë lojtarët”, ka deklaruar Lala për “Werder Deichstube”. Me Rashicën janë lidhur edhe klube të tjera, si Milani, Napoli e Liverpool, por gjasat janë që të mbetet në Gjermani. /abcnews.al