Trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo, pranon se nuk e di nëse Adama Traore do të largohet nga klubi këtë verë apo jo. I pyetur nëse 24-vjeçari do të jetë ende në “Molineux” sezonin e ardhshëm, Nuno u përgjigj: “Nuk e di. Ai është këtu tani dhe ai është stërvitur mirë sot.
Nuk ka spekulime dhe thjesht përqendrohemi në ato që duhet të bëjmë dhe të përgatitemi për ndeshjen ndaj Bournemouth. Ai duhet të vazhdojë të punojë.
Adama është një lojtar special, ai është unik, dhe unë mendoj se kur është në fushë, ai tashmë ka një ndikim pozitiv në lojë”, u shpreh strategu portugez. Skuadra e interesuar për shërbimet e Traore, është Liverpool./abcnews.al