Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është rikthyer në qëndër të vëmendjes. Turku i kombëtares gjermane ka disa kohë që ka kërkuar largimin nga “Topçinjtë” dhe tashmë për të ka ardhur një ofertë faraonike nga Arabia Saudite.
Konkretisht është klubi Al Nasser, i cili kërkon shërbimet e fantazistit. Arabët i kanë ofruar 31-vjeçarit plot 16.8 milionë euro neto në sezon dhe tashmë pritet përgjigjja e Ozilit.
Kujtojmë që marrëdhënia mes lojtarit dhe trajnerit Arteta ka kohë që është krisur dhe shpesh trajneri spanjoll e ka lënë në tribunë Mesutin. Ozil u transferua tek Arsenali në vitin 2013 nga Real Madrid dhe që nga ajo ditë ai ka luajtur në 184 ndeshje me klubin londinez. /abcnews.al
Al Nasser, famous Saudi Arabian club, have made an unbelievable offer to Mesut Özil. €16.8m a-year in wages. Mesut is yet to make a decision. https://t.co/PlNA0Zk8mH
— Eduardo Hagn (@EduardoHagn) August 31, 2020