Martin Odeggard o të rikthehet te Real Madrid më 1 korrik. Norvgjezi, i cili është i huazuar tek Arsenali, po paraqitet mirë në Premier League dhe klubi spanjoll ka vendosur për të ardhmen e tij.
Reali nuk do të pranojë asnjë ofertë për shitjen e Odegaard, pasi shikohet si një lojtar shumë i rëndësishëm për të ardhmen. Edhe vetë trajneri Zinedine Zidane ka këtë mendim.
Këto kohë francezi ka shtrydhur lojtarë si Toni Kroos dhe Luka Modric. Tekniku i kishte kërkuar durim mesfushorit norvegjez dhe në janar u dorëzua, por u lejua vetëm huazimi i tij dhe në verë pritet rikthimi në Madrid. /abcnews.al