Shumë zhurmë rreth Lautaro Martinez. Sulmuesin argjentinas të Interit e duan shumë klube, ndërkohë që vetë zikaltrit duan të rinovojnë me të. Prej kohësh ka pasur bisedime, por nuk është arritur një marrëveshje.
Menacheri i sulmuesit, Alejandro Camano, ka folur së fundmi për TyC Sports dhe thekson se vetë Lautaro dëshiron të qëndrojë te kampionët e Italisë, si dhe zbulon se do të ketë një takim me drejtuesit e Interin javën e ardhshme.
“Lautaro nuk do të largohet nga Interi, pavarësisht oferta të klubeve angleze. Ai është i lumtur në Milano dhe me të vërtetë e do klubin.
Ne do të takohemi javën e ardhshme për të biseduar për kontratën e re. Lautaro dëshiron të qëndrojë në ekip. Le të shohim se çfarë do të ndodhë”, shprehet menaxheri i sulmuesit.
Lautaro Martinez agent Alejandro Camaño: “He’s not leaving Inter despite proposals from English clubs. He’s happy at Inter and really loves the club.
We’ll meet next week to talk over new contract. Lautaro wants to stay, we’ll see”, he told to @CLMerlo @TyCSports ?? #Inter #THFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 12, 2021
Martinez është nën kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe përfiton rreth 4 milion euro në sezon. Interi prej kohësh i ka propozuar rritje page për ta zgjatur edhe me një vit marrëveshjen, por ka pasur një ngërç për klauzolën e lirimit. /abcnews.al