E ardhmja e kombëtares shqiptare ndëshkon Juventusin, Fiorentina “shkatërron” bardhezinjtë

schedule14:18 - 4 Shkurt, 2023

schedule 14:18 - 4 Shkurt, 2023

Ekipi i të rinjve të Fiorentinës është në një formë të jashtëzakonshme. Pasi mposhti të rinjtë e Interit në finalen e Superkupës së Italisë, ata fituan edhe ndaj Juventusit me rezultatin e thellë 5-1. Të gjithë vëmendjen e mori sulmuesi shqiptar Eljon Toçi i cili realizoi një gol dhe asistoi dy herë.

Kapiteni i Fiorentinës, i cili është pjesë e Shqipërisë U-21, shënoi golin e katërt të skuadrës së tij. Talenti 20-vjeçar gjithashtu asistoi edhe dy herë.

Por, në radhët e Juventusit, në golin e vetëm të shënuar, la gjurmë një tjetër shqiptar. Luis Hasa, 19-vjeçari me origjinë shqiptare, por që është pjesë e kombëtares U-19 të Italisë. Hasa shënoi një gol fantastik nga goditja e lirë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!