Trajneri Armando Cungu e sheh pozitive të ardhmen e kombëtares shqiptare.
Në emisionin “Sport Center” në ABC News, Cungu u shpreh se Shqipëria ka lojtarë cilësore dhe shtoi se ka ardhur koha që të marrim pjesë në Botëror.
“E shoh shumë pozitive. Ky evropian ka qenë mundësi shumë e mirë për çdo lojtar, edhe në aspektin e grupit, është garanci për vazhdimësi. Presim një eleminatore të kampionatit botëror, ka ardhur koha për të marrë pjesë në një eveniment të tillë. Është ekip me moshë mesatare të re, të jep shpresa, premisa për një vazhdimësi. Shpresoj që ky grup, ka qenë fat edhe për trajnerin Sylvinho, ka qenë grup shumë cilësor, i ekuilibruar në çdo aspekt. 70% e tyre luajnë në Seria A dhe nivele të larta. Tashmë kemi brez lojtar të rritur në perëndim. Një kritikë për Sylvinho-n, mospërfshirja e ndonjë futbollisti nga kampionati shqiptar”, theksoi ai./abcnews.al