E ardhmja e pankinës së Simone Inzaghit është krah për krah me kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Pa një renditje në top katërshe, as Superkupa e Italisë dhe as ndonjë sukses në Kupën e Italisë nuk do t’i shpëtojë vendin e punës trajnerit italian.
Sigurisht, ka ndeshjen e Championsit për të luajtur ndaj Portos, por edhe ndonjë çerekfinale e mundshme në këtë kompenticion nuk do të jepte dritën jeshile për të qenë ende trajneri i zikaltërve.
Pra, sipas “Gazzetta dello Sport”, Inzaghi duhet t’i sigurojë Interit kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm, në të kundërt, ai duhet të paketojë valixhet./ h.ll/abcnews.al