E ardhmja e Ibrahimovic, te Hammarby ëndërrojnë firmën me pronarin

schedule13:19 - 11 Maj, 2020

schedule 13:19 - 11 Maj, 2020

Zlatan Ibrahimovic nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me të ardhmen. Sulmuesi suedez do të bisedojë me drejtuesit e Milanit rreth rinovimit me një tjetër vit, por akordi final është larg.

38-vjeçari është stërvitur gjatë kësaj kohe me Hammarby, klub në të cilin është bashkëpronar. Drejtuesit kanë filluar të ëndërrojnë aktivizimin e tij me skuadrën suedeze dhe drejtori sportiv, Jesper Jansson, konfirmon dëshirën e madhe në një deklaratë për Expressen.

Ekzistojnë shanset që ai të vijë të luajë me Hammarby. Unë kështu mendoj, por vetëm Zlatan e di dhe ai do të vendosë. Nuk na ka thënë asgjë për momentin në lidhje me këtë temë dhe unë nuk kam ndërmend t’i them që e duam në skuadër.

E kam kuptuar se çfarë tipi është, ai nuk do të zbulojë asgjë derisa të jetë 100% i sigurt, por, padyshim, do të na pëlqente shumë hipoteza e aktivizimit të tij me Hammarby”, komenton drejtori sportiv i klubit suedez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!