Hakan Calhanoglu nuk do të shitet nga Milani në janar, edhe nëse rrezikohet që mesfushori turk të largohet me parametra zero në fund të sezonit. Ky është lajmi që sjell Gazzetta Dello Sport.
Kontrata e Calhanoglu përfundon më 30 qershor të vitit 2021 dhe pavarësisht zërave të merkatos sjella e mesfushorit në fushë ka qenë për t’u vlerësuar.
Manchester United është etiketuar si klubi favorit për të transferuar numrin 10 të Milanit, por në garë thuhet se janë edhe Juventusi e Atletico Madrid. /abcnews.al