E ardhmja e Granit Xhakës, Arsenali ndërron mendje

schedule14:12 - 22 Nëntor, 2019

schedule 14:12 - 22 Nëntor, 2019

Trajneri  i Arsenalit, Unai Emery, mund të rikthejë në ekip Granit Xhakën për ndeshjen e nesërme në kampionat kundër Southampton. Mesfushori është lënë jashtë ekipit që nga ndeshja e muajit të kaluar kundër Crystal Palace, ku ish-kapiteni pati një debat me tifozët e ekipit.

Mungesa e sigurt e Dani Ceballos apo dhe dilemat nëse Sead Kolasinac, Rob Holding, dhe Bukayo Saka do të jenë gati për sfidën e nesërme, e kanë detyruar trajnerin spanjoll të mendojë rikthimin e Xhakës në skuadër.

27-vjeçari luajti në të dyja ndeshjet me kombëtaren e Zvicrës në eliminatoret e Euro 2020. Por, situata e tensionuar me tifozët, heqja e shiritit të kapitenit apo dhe lënia jashtë ekipit janë disa nga arsyet pse mesfushori mund të kërkojë largimin nga ‘Emirates Stadium’. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!