Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen. Është në vitin e tij të fundit të kontratës me skuadrën londineze. 27-vjeçari nuk po pranon të rinovojë dhe gjatë muajit janar, ka mundësinë të nënshkruajë një para-kontratë me të gjitha ekipet europiane.
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, i është përgjigjur pyetjes për të ardhmen e fantazistit danez: “Unë nuk dua të flas për këtë, sepse flas me Christian, ne jemi të hapur me njëri-tjetrin sepse kemi besim te njëri-tjetri.
Natyrisht që unë flas dhe me shefin tim. Eriksen e di se çdo bisedë që kemi duhet ta ndaj me shefin tim, por është vetëm mes nesh, kështu që nuk dua të them më shumë.
E vetmja gjë që mund të them është se ai po përpiqet të ndihmojë ekipin ashtu siç bëri mbrëmë. Unë jam i lumtur me paraqitjen e tij në atë ndeshje. Mendoj se gjithçka do të shkojë mirë për të gjithë”, përfundoi strategu portugez./abcnews.al