E ardhmja e Paolo Dybalas vazhdon të mbetet e paqartë, teksa disa zëra ditën e sotme e kanë lidhur sulmuesin argjentinas me një kalim te Interi.
Për këtë zëra që qarkullojnë ka folur edhe agjenti i sulmuesit, Jorge Antun, i cili përmes një njoftimi u ka dhënë fund edhe thashethemeve.
“Lojtari është i përqendruar ekskluzivisht në fundin e sezonit, te kampionati dhe finalja e Kupës së Italisë. Nuk ka asnjë marrëveshje të arritur me asnjë skuadër në Itali apo jashtë saj në këto momente”, thotë agjenti. /f.a/abcnews.al