E ardhmja e Dumfries në pikëpyetje, bordi i Inter mendon për zëvendësuesin e “tulipanit”

schedule17:16 - 4 Shtator, 2024

schedule 17:16 - 4 Shtator, 2024

Pasi arritën të rinovonin kontratën e kapitenit Lautaro Martinez, mesfushorin, Nicolo Barella dhe teknikun Simone Inzaghi, tashmë “Zikaltërit” e Inter kërkojnë të rinovojnë edhe me “pistonin” holandez, Denzel Dumfries.

Kontrata e “tulipanit” holandez skadon në vitin 2025 dhe në mungesë të rinovimit, që aktualisht duket i largët, ai do të shitet dhe duke qenë në një situatë të tillë, drejtuesit e “Zikaltërve” kanë filluar të mendojnë se me kë do ta zëvendësojnë atë “pistonin” e krahut të djathtë të fushës.

Emri i parë në listën e dëshirave vjen nga Spanja dhe ai është mbrojtësi 21-vjeçar i Girona, Arnau Martinez, me spanjollin, i cili konsiderohet një lojtar i nivelit të lartë, për të cilin kampionët e Italisë tashmë kanë vendosur ta nisin me një ofertë fillestare prej 5 milionë eurosh. /i.m /abcnews.al