Nevoja për të forcuar prapavijën po e detyron Juventusin të kërkojë një qendërmbrojtës në Serie A. Chiellini do të vazhdojë të jetë lider, por De Ligt me shumë gjasa do t’i thotë lamtumirë skuadrës verën e ardhshme. Kjo ka bërë Fede Cherubinin të vendosë në radarë mbrojtësin e Romës, Gianluca Mancinin.
Me një vlerë në treg prej 30 milion eurosh, dhe një kontrate deri në vitin 2024, është një opsion i përballueshëm dhe jashtëzakonisht tërheqës për torinezët, të cilët tashmë e kanë kontaktuar agjentin e mbrojtësit.
Në moshën 25 vjeçare, Mancini është në momentin e tij më të mirë në karrierë, duke qenë gjithashtu pjesë e kombëtares së Italisë.
Çmimi fillestar i tij do të ishte 40 milion euro, një shifër që klubi romak e konsideron të drejtë të heqë dorë nga super mbrojtësi. Ndërkohë nga bordi drejtues i kryeqytetit po punojn për t’i ofruar një kontratë më të mirë futbollistit për të shmangur largimin e tij, edhe pse tani nuk është përparësi, pasi më parë është e nevojshme të sigurohen Pellegrini dhe Cristante. /abcnews.al/