Cristiano Ronaldo vazhdon të diskutohet për të ardhmen e tij, teksa shumë zëra e kanë lidhur atë me një largim të mundshëm nga Manchester United.
Ardhja e Erik ten Hag në krye të djajve ka trazuar paksa edhe ambientin te skuadra angleze, me CR7 që nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij, pavarësisht se herë pas here janë dhënë deklarata se portugezi do të qëndrojë në “Old Trafford”.
Në lidhje më këtë situatë ka folur edhe bashkëlojtari i CR7, Bruno Fernandes, i cili është shprehur i bindur se shoku i tij nuk do të largohet nga United.
Bruno ka theksuar se ai pret që Ronaldo t’i bashkohet së shpejti në përgatitjet para-sezonale dhe Unitedi nuk është i interesuar të humbi një lojtar si ai.
Situata e Cristiano Ronaldos? “Kam folur me të javë më parë, kështu që pres të takoj Cristianon në ditën e katërt të stërvitjeve parasezonale dhe nuk ka asgjë tjetër.
Unë nuk mendoj se Manchester Unitedi është i hapur për të humbur një lojtar kaq të madh sa Cristiano”, përfundoi Bruno për Record. /f.a/abcnews.al