E ardhmja e Cancelo, kërkohet nga Arsenali por portugezi preferon Spanjën

schedule23:55 - 3 Korrik, 2023

schedule 23:55 - 3 Korrik, 2023

Huazimi i Bayernit përfundoi të premten, kështu që Joao Cancelo tani është rikthyer zyrtarisht te Manchester City, ku kontrata e tij është deri në vitin 2027, raporton Kicker.

Megjithatë, është e paqartë nëse ai do të qëndrojë. Tani ka të paktën një të interesuar nga Premier League.

Arsenali, të cilët patën përvoja të mira me Oleksandr Zinchenko dhe Gabriel Jesus sezonin e kaluar, e shohin atë si zgjidhjen ideale në krahun mbrojtës dhe duan të fillojnë përpjekjet e tyre për futbollistin portugez. Përveç Joao Cancelo, në listë si alternativa janë edhe Benjamin Henrichs nga Leipzig dhe Sacha Boey nga Galatasaray.

Dëshira e Cancelo do të ishte një angazhim me një klub të madh në Spanjë, por aktualisht nuk ka oferta konkrete. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!