E ardhmja e Biglias, Milani merr vendimin final!

schedule19:45 - 14 Nëntor, 2019

schedule 19:45 - 14 Nëntor, 2019

Milan luan kundër Napolit javën e ardhshme, një sfidë shumë delikate për kuqezinjtë. Stefano Pioli do të duhet të bëjë pa Ismael Bennacer dhe Hakan Calhanoglu (të pezulluar), gjë që i “hap” derën veteranit Biglia.

Argjentinasi ka qëndruar tre ndeshjet e fundit në pankinë dhe e ardhmja e tij duket larg. Madje, drejtuesit e Milanit nuk kanë planifikuar një takim me agjentin e lojtarit, edhe pse kontrata e mesfushorit skadon verën e ardhshme.

Me pak fjalë,Biglia mund të quhet i larguar, me argjentinasin që mbush 34 vjeç në janar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!