Sulmuesi i Juventusit, Federico Bernardeschi e ka në dorë vetë të ardhmen e tij. Ky është raporti më i fundit që vjen nga “Calcio Mercato”, e cila raporton se italiani duhet të bindë me paraqitjet e tij në mënyrë që drejtuesit t’ia rinovojnë kontratën.
Kontrata aktuale e 26-vjeçarit përfundon në verën e vitit 2022 dhe nuk do t’i jepet mundësia për t’a rinovuar atë nëse nuk e jep aprovimin trajneri Andrea Pirlo. Gjithçka varet nga lojtari, por gjatë verës së ardhshme pritet një takim mes drejtuesve bardhezinj dhe agjentit të Federicos, Minno Raiola.
Deri në këtë fazë të sezonit, Bernardeschi është aktivizuar vetëm në katër ndeshje nga tetë që janë luajtur. Sulmuesi ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës dhe në kampin juventin pritet shumë nga ai. /abcnews.al