E ardhmja dhe trajnerët te Real Madrid ndër vite: Rrëfehet Luka Modric

schedule09:48 - 6 Tetor, 2020

schedule 09:48 - 6 Tetor, 2020

“Dua ta mbyll karrierën te Real Madrid, por nuk dua të jem barrë. Edhe pse jam 35 vjeç ndihem mirë”, deklaron Luka Modric, i cili ka arritur të fitojë edhe “Topin e Artë” falë paraqitjeve që ka bërë me Real Madrid dhe kombëtaren e tij në vitin 2018. Kroati së fundmi ka folur edhe për trajnerët me të cilët ka punuar dhe lartëson shumë francezin Zinedine Zidane.

“Jose Mourinho luajti një rol thelbësor në transferimin tim këtu. Më vjen keq që punova vetëm një vit me të, por do t’i jem gjithmonë mirënjohës atij për atë çka bëri për mua. Mou është i ashpër dhe strateg, por është i sinqertë dhe t’i thotë të gjitha të vërtetat në sy.

Për Carlo Ancelottin nuk kam se çfarë të them. Ai është një trajner spektakolar, por edhe një njeri i madh. Kaluam dy vite të bukura me të, pasi fituam Champions League dhe Kupën e Mbretit. Shpesh herë e kujtoj dhe flas për kohën kur ai ishte trajneri ynë.

Benitez nuk pati shumë sukses në Madrid, por është një trajner me vlera. Ky është futbolli. Jo çdo trajner arrin të ketë sukses në çdo ekip. Unë nuk kam patur ndonjë problem me të. Dhe i fundit Zidane. Ajo që ka bërë Zizou në vitet e fundit është e papërsëritshme.

Ai është një nga më të mirët. Shpesh dëgjoj kritika për të në radio apo TV, por ato janë pa kuptim. Zidane është ideal për Realin. Shpresoj që ai të bëhet siç ishte Ferguson për Manchester United apo Arsene Wenger për Arsenalin,” mbyll mesfushori madrilen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!