Lorik Canës nuk i pëlqen të jetë trajner dhe këtë e ka thënë edhe më parë. Dëshira e tij është të jetë në një rol drejtuesi dhe ai i drejtorit sportiv e “josh”. Në Maqedoninë e Veriut është folur shumë për një pozicion të Canës te Shkëndija e Tetovës.
Gjithsesi planet e tij janë të tjera. “Parashikoj që eksperienca ime e parë si drejtues do të jetë në vitin 2020, në një klub në Europë. Nuk mund të them më shumë për momentin. Në Francë? Jo. Pse jo në të ardhmen, nëse do të më pëlqejë”, ka thënë Cana për “Ouest France”.
Me shumë mundësi ish-kapiteni i kombëtares do të marrë një pozicion drejtuesi në Zvicër. Në të shkuarën është folur për rolin e drejtorit sportiv te Grasshoppers. Gjithsesi kanë qenë vetëm fjalë dhe mbetet të shihet në janar se ku do ta nisë karrierën si drejtues Cana. /abcnews.al