Bledar Devolli është vënë në qendër të vëmendjes në Kosovë, pas barazimit që Drenica mori në shtëpi kundër Besës së Pejës. Trajneri gjirokastrit, sipas “Gazeta Olle”, ka tentuar të godasë futbollistin Agon Xhaka.
Në fund të takimit pati një zënkë mes sulmuesit Festim Haxhiu të Besës dhe portierit të Drenicës, Arion Ymeri. Trajneri Devolli shikohet duke hyrë në fushë nga pamjet e servirura. Gazetari i abcnews.al, Denis Lala, ka kontaktuar me teknikun e Drenicës dhe ai ka dhënë versionin e tij të asaj që ka ndodhur.
https://streamable.com/ebu1jk
“Kur ecën me vrap a do të thotë që ke goditur? Aty ndodhi një zënkë dhe unë jam munduar të qetësoj futbollistët e mi. Nuk kam aspak lidhje me sherrin.
Jam futur në fushë për të takuar arbitrat dhe pastaj ndodhi ajo ngjarje. Unë u mundova të qetësoj lojtarët. Nuk më pëlqen qasja që kanë mediat në Kosovë”, është shprehur shkurtimisht Devolli. /abcnews.al