Besiktas kërkon të transferojë në Stamboll sulmuesin sulmuesin premtues të Anglisë, Mason Greenwood. U largua nga Manchester United për shkak të zërave që e lidhin me dhunën ndaj të dashurës dhe tani talenti i “djajve të kuq” nuk bën më pjesë në projektet e Ten Hag.
Pak ditë më parë mediat britanike aluduan se ishte edhe një klub shqiptar i përfolur për ta transferuar. U mendua se ky klub ishte Dinamo City për shkak të futjes së bluve të orbitën e “City Group” por nuk rezultoi asgjë e vërtetë sepse klubi që po e kërkon seriozisht është Besiktas.
“Gjigandët” turq që eleminuan Tiranën në raundin e dytë të Conference League, kërkojnë të transferojnë në Stamboll 21-vjeçarin, me këtë të fundit që nuk shkel në fushat e blerta që prej janarit 2022. /i.m /abcnews.al