Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Frakull të Fierit. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë.
“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin, 44 vjeç, banues në fshatin Frakull, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al