Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete paraditen e së dielës në Devoll. Bëhet e ditur se në fshatin Progër ai është gjetur pa shenja jete rreth orës 11.00 në garazhin e banesës.
53-vjeçari me iniciale A. G. jetonte i vetëm dhe nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia e gazit të gjeneratorit që përdorte.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/