Dyshohet se zbuloi informacione dhe rrezikoi sigurinë e shtetit, pranga ish-punonjësi i AKI-së

schedule14:59 - 21 Tetor, 2021

schedule 14:59 - 21 Tetor, 2021

Një ish-punonjës të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, është ndaluar nga Prokuroria e Prishtinës, pasi dyshohet se ka zbuluar informacione të klasifikuara dhe ka rrezikuar sigurinë e shtetit.

Njoftimi i prokurorisë bën me dije se është ndaluar nga njësitë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion shtetasi me iniciale M.K.

“Ndalimi është bërë për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Keqpërdorimi i informatës zyrtare’, ‘Hyrja në sistemet kompjuterike’, ‘Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara’ dhe ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndër të tjera bëhet me dije se  për të ndaluarin, ish-punonjës i AKI-së, ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lart përmendur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!