Zyra e Prokurorit Publik të Santa Mari Capua Vetere urdhëroi zhvarrosjen e trupit të 34-vjeçares Rossella Fiato, e cila vdiq në sy të tre fëmijëve të saj, 12, 10 dhe 3 vjeç më 4 prill.
Ishin fëmijët ata që thirrën fqinjët për ndihmë, por nëna e tyre nuk arriti t’ia dilte.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre në Sparanise, Caserta.
Vendimi i Gjykatës erdhi pas ankesës së bërë në fund të prillit nga bashkëshorti i saj, sipas të cilit gruaja vdiq pas pilulave kontraceptive që kishte filluar të merrte së fundmi.
Sipas burrit, 34-vjeçarja e kishte marrë recetën nga një mjek i kualifikuar në internet si gjinekolog, por që nuk kishte specializim.
Vdekja e 34-vjeçares, punonjëse në një shkollë u klasifikua si vdekje natyrale për shkak të atakut kardiak dhe nuk iu bë autopsi, shkruan Ansa.
Por gjërat ndryshuan pas dyshimeve të bashkëshortit./Abcnews.al/

