Jorgen Fenek, sipërmarrësi maltez i arrestuar të mërkurën në bordin e jahtit të tij në lidhje me vrasjen e gazetares Dafne Karuana Galicia, është vënë sërish në pranga, pasi ishte lënë në liri me kusht nën vëzhgimin e policisë.
Lajmi është publikuar nga e përditshmja “Times of Malta”, sipas të cilës arrestimi ndodhi pasi biznesmeni shoqëroi hetuesit në kontrollin që iu bë jahtittë tij. Kryeministri maltez Xhozef Muskat, shpjegoi për mediat që sipas ligjeve të vendit një i dyshuar mund të mbahet maksimumi për 48 orë pa u akuzuar. Ai theksoi se hetuesit nuk mund të jenë për një minutë heronj dhe më pas vrasës, pasi ata e dinë se çfarë po bëjnë. Fenek është parë mëngjeisn e së shtunës së bashku me agjentë të policisë teksa kontrollohej jahti i tij.
Disa burime thanë për ‘Times of Malta’ se biznesmeni u arrestua për herë të dytë si pasojë e rezultateve të kontrolli dhe se autoritetet kanë kohë deri mëngjesin e së dielës për ta akuzuar ose për ta lënë sërish të lirë.
Biznesmeni u arrestua pasi kryeministri Muskat I dha faljen një të dyshuari – I cili ka luajtur rolin e ndërmjetësit në këtë cështje – në shkëmbim të informacioneve ligjërisht të nevojshme për urdhëruesit e vrasjes së gazetares. Dafe Karuana Galicia u vra në një atenta me bombë në 16 tetor 2017 në Maltë. Shpërthimi hodhi në erë automjetin e saj duke I shkaktuar vdekjen. Gazetarja ishte gjithnjë e përfshirë në hetimet kundër korrupsionit. Kur u vra ajo po merrej me cështjen e Panama Papers. Në një hetim të saj ajo e cilësonte ishullin si një bazë pirate për evazionin fiscal në Bashkimin Europian./abcnews.al