Dyshohet se u helmua, kundërshtari i Putinit mbërrin rëndë në Berlin

schedule11:23 - 22 Gusht, 2020

schedule 11:23 - 22 Gusht, 2020

Ka mbërritur pak më parë në Berlin, për trajtim më të specializuar mjekësor, lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, i cili dyshohet se është helmuar me një lëndë ende të paidentifikuar, shkruan abcnews.al.

BBC raporton se avioni që transportonte Alexei Navalny-n u ul pak më parë në Berlin.

Navalny u ndje keq mënjeherë pasi piu një çaj në aeroportin e Tomskut në Siberi teksa ishte duke i nisur për në Moskë. Pas shqetësimeve të mëdha të tij, avioni bëri një ulje të detyruar në Omsk ku edhe mori trajtimet e para.

Edhe pse të afërmit dhe bashkëpunëtorët këmbëngulnin se ai duhej të transportohej për një mjekim më të specializuar, autoritetet lejuan largimin e tij për në Berlin vetëm sot.

Navalny është një aktivist, kritik i madh i Putinit, ndërsa të njëjtin fat si ai kanë patur më herët edhe kundërshtarë të tjerë të liderit rus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!