Dyshohet se sulmoi të dashurën, arrestohet Ryan Giggs

schedule09:16 - 3 Nëntor, 2020

schedule 09:16 - 3 Nëntor, 2020

Telashe për Ryan Giggs. Trajneri i kombëtares së Uellsit dhe legjenda e Manchester United, është arrestuar për shkak se dyshohet se ka sulmuar të dashurën e tij, Kate Greville.

The Sun raporton se 46-vjeçari ka qenë në shtëpinë e tij në Manchester në momentin që është arrestuar, pasi disa persona lajmëruan policinë se nga rezidenca dëgjoheshin britma.

Giggs është marrë në pyetje, teksa dyshohet se Greville ka pësuar lëndime trupore gjatë “sulmit”. “Policia u thirr në të dielën në 10.05 pasdite për të raportuar një shqetësim.

Një grua në të 30-at e saj pësoi dëmtime të lehta, por nuk kërkoi asnjë trajtim“, tha një zëdhënës i policisë. Ndërkohë, një person afër trajnerit britanik dha versionin e tij për The Mirror.

Giggs mohon të gjitha akuzat për sulm të kryer ndaj të dashurës së tij. Ai po bashkëpunon me policinë dhe do të vazhdojë t’i ndihmojë ata në hetimet e tyre në vazhdim“.

Giggs është në lidhje me Greville që nga viti 2017, kohë kur u divorcua nga ish-gruaja Stacey, të cilën ai e tradhtoi me gruan e vëllait të tij për plot tetë vite radhazi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!