Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskopetencë duke kaluar në SPAK dosjen hetimore ndaj Erjon Alibejt, i cili dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve në verën e vitit të shkuar në qytetin e Elbasanit.
Alibej akuzohet si porositësi i vrajes së Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt në korrik të vitit 2020 në Elbasan. Në lidhje me këto krime, policia arrestoi fillimisht në atë kohë Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halilin si ekzekutorët e Ramazanit dhe Runajt në 20 dhe 27 korrik 2020.
Lexo edhe: Morën 10 mln lekë dhe informuan porositësit e vrasjeve, në hetim 3 oficerë të policisë së Elbasanit
Ndërsa në Shtator të 2020-ës, zyrtarisht Policia e Elbasanit deklaroi se porositës i dy vrasjeve ishte Erjon Alibej. I njohur edhe me emrin Andrea, ai u arrestua më 18 shtator me akuzën vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Lexo edhe: PROFIL/ Organizoi dhe porositi dy vrasje, kush është Erion Alibej vëllai i “Tarzanit” të Elbasanit
Erjon Alibej është vëllai i Indrit Alibejt, të ekzekutuar në Elbasan në Dhjetor të 2018-ës. Seriali i ngjarjeve dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.
Gazetari i ABC, Ermal Vija raporton se këtë të premte në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet dhe seanca paraprake ndaj 35-vjeçarit, ku GJKKO do të vendosë nëse do e kalojë apo jo për gjykim çështjen ndaj tij. /abcnews.al