Dyshohet se përdhunuan dhe shantazhuan një 23-vjeçare, ndalohen dy të rinj nga Fieri

schedule14:06 - 13 Maj, 2020

schedule 14:06 - 13 Maj, 2020

Dy të rinj M. G., 26 vjeç (i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit) dhe O. A., 25 vjeç, të dy banues në Fier janë ndaluar nga policia.

Ata u ndaluan pas kallëzimit një 23-vjeçare se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri.

Ata janë autorë të dyshuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier./abcnews.al