Dy të rinj M. G., 26 vjeç (i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit) dhe O. A., 25 vjeç, të dy banues në Fier janë ndaluar nga policia.
Ata u ndaluan pas kallëzimit një 23-vjeçare se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri.
Ata janë autorë të dyshuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.
Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier./abcnews.al

