Katër anëtarë të një grupi ekstremist janë arrestuar për dyshimin se kanë komplotuar sulme me bomba në natën e Vitit të Ri në të gjithë Kaliforninë Jugore.
Të dyshuarit u arrestuan në Luginën e Luzernit. FBI tha se të katër personat e identifikuan veten si anëtarë të një dege radikale të Frontit të Çlirimit të Ishullit Turtle (TILF), një grup ekstremist me një ideologji pro-palestineze, anti-ligjore dhe anti-qeveritare.
Sipas FBI-së, ata dyshohet se po planifikonin sulme të koordinuara me bomba në natën e Vitit të Ri duke përdorur pajisje shpërthyese të improvizuara , duke synuar pesë vende të ndryshme, përfshirë dy kompani.

