Dyshohet se kanë gisht në vrasjen e 3 fëmijëve, prindërit kërkuan 1.5 mln euro dëmshpërblim nga spitali për vdekjen e Malenës

schedule19:07 - 16 Prill, 2022

schedule 19:07 - 16 Prill, 2022

Një informacion i ri i shtohet listës së lëvizjeve të dyshimta të 33-vjeçares Roula Pispirigou, këtë herë duke u fokusuar te vdekja e Malenës, fëmija i parë i familjes Daskalaki që vdiq në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou” në Greqi më 13 prill 2019.

Prindërit e vogëlushes kanë kërkuar dëmshpërblim 1.5 milionë euro nga spitali, me pretekstin se fëmija ka vdekur nga pakujdesia e mjekëve.

Prindërit e Malenës, Manos Daskalakis dhe Roula Pispirigou kanë bërë një padi pasi kundërshtojnë raportin e mjekut dhe urdhëruan një hetim.

33-vjeçarja, e cila aktualisht akuzohet për vdekjen e vajzës së saj Georgina, ka kërkuar ndjekjen penale të përgjegjësve për vdekjen e Malenës.

Autoritetet hetimore dyshojnë se Roula Pisporgou ka gisht në vdekjen e 3 vajzave të saj.

Protothema.gr shkruan se Roula Pispirigou kontaktoi me një studio ligjore në Athinë. Ajo ishte prezantuar me mbiemrin e bashkëshortit të saj dhe pasi përmendi ngjarjen e vdekjes së Malenës dhe se kanë bërë padi, ajo kërkoi që të ngrihej një padi, në të cilën do të kërkonte dëmshpërblim.

Mirëpo, avokati pasi ka studiuar dosjen, ka refuzuar të marrë përsipër çështjen, duke thënë se edhe nëse do të bëhet padia, ajo do të rrëzohet./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!