Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Divjakë. Kjo pasi burri dyshohet se ka përndjekur një 15-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin, 52 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 15-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al