Dyshohet se ka grabitur disa banesa gjatë muajit mars, pranga të riut në Lushnjë

schedule12:55 - 24 Mars, 2024

schedule 12:55 - 24 Mars, 2024

Një 21-vjeçar është arrestuar këtë të diel në Lushnjë, pasi dyshohet se ka grabitur disa banesa.

Sipas informacioneve të policisë, i riu dyshohet se gjatë muajit mars, vodhi në banesën e një të moshuareje, si dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u bënë kapja dhe vënia në pranga e shtetasit të dyshuar, 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ai u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në banesën e një tjetër shtetasi në Lushnjë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se 21-vjeçari, gjatë muajit mars 2024, ka vjedhur produkte ushqimore në banesën e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 banesa të tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!