Dyshohet se dhunonte bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur, pranga 49-vjeçarit në Elbasan

schedule12:48 - 8 Korrik, 2024

schedule 12:48 - 8 Korrik, 2024

Një 49-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Elbasan.

Sipas uniformave blu, 49-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre, 12 vjeçe.

Bashkëshortja është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Arrestohet shtetasi 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre 12 vjeçe. Bashkëshortja u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet ne njoftimin e policisë.

/abcnews.al