Dyshohet se bashkëpunoi me Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit, prokuroria ngre akuzë ndaj Indrit Shaqjas

schedule10:09 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 10:09 - 20 Dhjetor, 2023

Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë ndaj Indrit Shaqjas, personit që mbeti i plagosur nga të shtënat në burgun e Peqinit. Ai dyshohet se bashkëpunoi me Sokol Mjacajn për vrasjen e Arben Lleshit. Sipas prokurorisë, po verifikohet përfshirja e tij në këtë ngjarje pasi i është gjetur një celular në burg.

Autoritetet kanë kontrolluar sërish vendin ku u vra viktima, që përkon me dhomën e të dënuarit Indrit Shaqja. Celulari që u gjet në një arkë druri pas këqyrjes së imtësishme të sendeve që ndodheshin në dhomë, dhe që i përket Shaqjas, është sekuestruar nga autoritetet në cilësinë e provës materiale.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar pronësinë e telefonit celular dhe në këto rrethana, është arrestuar nga policia gjyqësore e SHKBB. Në dëshminë e zbardhur një ditë më parë, Shaqja ka thënë se kishte marrë dy letra të shkruajtura me shkrim dore, për të kryer vrasjen e Arben Lleshit.

“Do të të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin që ti ta kryesh vrasjen e Arben Lleshit. Nëse je dakord na kthe përgjigje me letër”, ka thënë Shaqja. Sakaq, një ditë më parë, 11 nga 12 zyrtarët e burgut të sigurisë së lartë në Peqin u lanë në burg pa afat nga Gjykata e Elbasanit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!