Dyshohet se abuzoi me vajzën e tij të mitur, burg për 48-vjeçarin në Kavajë

schedule13:44 - 24 Maj, 2024

schedule 13:44 - 24 Maj, 2024

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 48-vjeçarin Bledar Rako, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 15-vjeçare.

Rako ka mohuar akuzën ndërsa e bija, e cila ka bërë denoncimin pas rrëfimit te psikologia e shkollës, ka treguar se është kërcënuar që të mos tregonte.

Ndaj 48 vjeçarit rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

“Gjykata e Durrësit e ka vlerësuar të ligjshëm masën e sigurisë. 48vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u deklaruar i pafajshëm. Prokurorja pasi ka parë të gjitha provat, ka kërkuar masën e arrestit në burg”, deklaroi ndër të tjera gazetari i ABC News, Leonidha Musaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!