Operacioni për nxjerrjen e mjetit tip “Benz” që perfundoi ne hidrocentralin e Banjës është ndërprerë.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se polumbarët e Renea-s e kanë pasur të pa mundur të arrijnë deri në thellesine e hidrocentralit për shkak se mjeti është në një kuotë më shume se 100 metra thellësi.
LEXO EDHE: Ishte nisur për të takuar të afërmit, kush është 57-vjeçari që humbi jetën tek liqeni i Banjës
Mëngjesin e sotëm u nxorr i pajetë trupi i 57 vjecarit G.H. ndërkohë, ka dyshime se në mjet me të mund të ketë pasur edhe persona të tjerë.
Operacioni do te vijoje ditën e nesërme pasi polumbarëve u duhen mjete speciale dhe mbështetje për të nxjerrë mjetin nga thellësia e ujërave. /abcnews.al