Dyshohet për qindra të vdekur/ Hamas reagon për sulmin në spitalin e Gazës: Izraeli po bën gjenocid

schedule19:58 - 17 Tetor, 2023

schedule 19:58 - 17 Tetor, 2023

Hamas ka reaguar pas sulmit në spitalin Al-Ahli në Gaza që raportohet se ka vrarë qindra njerëz. Në një deklaratë në Telegram, grupi e quajti “masakrën e tmerrshme” një “krim gjenocidi”.

Shumica e viktimave janë familje të zhvendosura, fëmijë dhe gra, tha organizata. “Kjo ekspozon gjithashtu mbështetjen amerikane dhe perëndimore për këtë pushtim kriminal”, thuhet në deklaratë.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe vendet arabe dhe islamike duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të ndërhyjnë menjëherë, tani dhe jo nesër… për të ndalur arrogancën e pushtimit dhe ushtrinë e tij fashiste, dhe ta kërkojnë atë përgjegjës për gjenocidin që ka kryer për 11 ditë me radhë në zonën tashmë të bllokuar”.

Numri i njerëzve të vrarë në sulmin ndaj spitalit është rritur në të paktën 500, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, sipas asaj që raportojnë mediat e huaja ndërkombëtare.

Rreth 3,000 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor. Më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë në Izrael./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!