Dyshohet për krim pasioni, gjenden të vrarë arbitri italian dhe partnerja e tij

schedule09:35 - 22 Shtator, 2020

schedule 09:35 - 22 Shtator, 2020

Daniele De Santis, arbitri italian që ka drejtuar kryesisht në Serie C, është gjetur i vdekur në banesën e tij. Të njëjtin fat ka pasur edhe partnerja e 33-vjeçarit, Eleonora Manta, ndërkohë që në artikullin e Corriere Dello Sport shkruhet mes të tjerash se mund të kemi të bëjmë me një krim pasioni.

De Santis, veçse arbitër, ka qenë edhe drejtues në Lega Pro. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Lecce dhe nga të dhënat e para raportohet se në apartament ka pasur grindje të dhunshme, që ka përfunduar me tragjedi.

Dëshmitarët kanë dëgjuar britma dhe kanë parë një burrë të largohet me thikë në dorë. Kryeprokurori Leonardo Leone De Castris ka shkuar në vendngjarje dhe i ka gjetur viktimat në shkallët e pallatit, ndërkohë që tani ka nisur hetimet për të zbuluar kush ka qenë autori i këtij krimi. /abcnews.al