Dyshohej se përdorej për spiunazh nga Rusia, gjendet e ngordhur balena në Norvegji

schedule07:36 - 2 Shtator, 2024

schedule 07:36 - 2 Shtator, 2024

Një balenë që dyshohej se përdorej për spiunazh nga Rusia u gjet e ngordhur në Norvegji. Balena, e cila nuk kishte shenja të jashtme dëmtimi, u gjet nga një peshkatar të shtunën dhe trupi i saj u ngrit me një vinç dhe u dërgua në një port aty pranë ku do të hetohet shkaku i vdekjes.

Balena u pa për herë të parë në Norvegji pranë ujërave ruse në prill 2019 me një rrip me një kamerë të vogël të bashkangjitur dhe një kapëse ku shkruhej “Pajisjet e Shën Petersburgut”, duke nxitur thashethemet se mund të jetë një spiun rus.

Balena peshonte një ton e 225 kilogramë dhe ishte e gjatë 4.2 metra. Ekspertët thonë se marina ruse dihet se ka trajnuar balena për qëllime ushtarake.

Me kalimin e viteve, balena beluga është parë në disa qytete bregdetare norvegjeze.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!