“Dyshja më e urryer” , në Las Vegas

schedule09:42 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 09:42 - 11 Dhjetor, 2019

 Njerëzit në West veshin kapele kauboj gjatë gjithë kohës. Po pëllumbat?

Banorët e Las Vegasit vëzhguan dy pëllumba përreth qytetit me kapele të vogla kauboj këtë javë. Askush nuk e di se si zogjtë morën kapelet, por kjo ka shqetësuar një grup shpëtimi të shpendëve.

Mariah Hillman, bashkëthemeluese e Lofty Hopes, e shpëtimit të pëllumbave, tha për CNN se aksesorët e vegjël ishin ngjitur te kafshët.

“Nësë i keni parë sot keni vënë re se kanë mungesë pendësh në kokën e tyre,” tha ajo. “Padyshim që është një shqetësim.”

Grupi i shpëtimit vendosi kurthe në mënyrë që të kapte zogjtë e quajtur Cluck Norris, me kapelën e kuqe dhe Coolamity Jane.

Zogjtë janë bërë sensacioni  i mediave sociale, nga banorët e Las Vegas që kërkojnë “dyshen e urryer”.

Flores  tha për CNN se nuk besonte se zogjtë ishin të vërtetë derisa ajo gjeti të hënën Cluck Norris në lagjen e nënës së saj.

“Në fillim ishte jashtë derës sime dhe unë isha e ngazëllyer … por para se të mund të merja celularin për ta filmuar,ai u largua,” tha ajo. “Dhe, ndërsa po largohesha, unë e [pashë] përsëri dhe arrita ta kap në video.”

Njerëzit kanë treguar se kanë parë një zog të tretë më një kapelë kafe, por Hillman tha që grupi i saj nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojnë./abcnews.al

https://twitter.com/kassandraqueenn/status/1204136395284987906