Dyshimet se 13-vjeçari humbi jetën duke bërë video, Kushi apel: Të gjithë duhet të marrim përgjegjësi

schedule10:51 - 22 Nëntor, 2021

schedule 10:51 - 22 Nëntor, 2021

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka ngritur edhe njëherë shqetësiminpër eksesin e fëmijëve në rrjetet sociale. Nga Elbasani, Kushi tha se rasti në Lushnje, ku një 13-vjeçar dyshohet se humbi jetën duke bërë video për Tik-Tok është kambanë alarmi.

Ministrja tha se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë, duke përfshirë jo vetëm institucionet, por edhe familjen  dhe shoqërinë.

“Dje kam bërë një reagim të menjëhershëm pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Lushnje. Është një shqetësim që e kam ngritur prej kohësh. Fëmijët rrinë për një kohë të gjatë dhe aksesojnë në burime të pakontrolluara informacioni. Jo vetëm që sjell pasoja për shëndetin, por mbi të gjitha influencon gjendjen e  tyre. Rasti i 13-vjeçarit ende nuk është verifikuar, por dyshimet janë përdorimi i programeve. Është përgjegjësi e të gjithë institucioneve dhe gjithë shoqërisë.

Ne si institucione arsimore padyshim që kemi përgjegjësi të madhe, por kjo është një detyrë që duhet ta bëjmë të gjithë sëbashku, jo vetëm mësuesit, por padyshim edhe familja dhe gjithë shoqëria. Jemi dëshmitarë të rasteve kur prindërit i lejojnë fëmijët që të rrinë me orë të gjata. Unë kam bërë një festë publike që të hapet një debat i gjerë,” tha ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!